Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kremtimet e Vitit Kulturor kushtuar Ismail Kadaresë, në BK do të hapet ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”. Kjo ekspozitë ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit;  që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve;  Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj deri te Tirana me “Bulevardin Broadëay”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.

Konferenca “ Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, me pjesëmarrjen e akademikëve: Rexhep Ismajli, Floresha Dado, shkrimtarit Bashkim Shehu, prof.Ardian Ndreca, prof.dr. Persida Asllani, prof.as, Mark Marku.

Kjo konferencë do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve.

Promovime të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara pikërisht për kremtime të 80-vjetorit.

12 shkurt, ora 09:30, BK{:}