Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Galeria Kalo hap këtë javë ekspozitën e titulluar PIKTURA E NDARË NË PJESË/ SPLIT CANVAS. Ekspozita përmban rreth 30 vepra të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Franca, Serbia dhe Sllovenia. Punimet paraqiten në gjini të ndryshme si pikturë, skulpturë dhe fotografi, por të gjitha janë krijuar në pjesë te ndara të pëlhurës, duke mbartur kuptimin e plotë, vetëm nese lexohen si një punim i vetëm.  SPLIT CANVAS ka sjellë një frymë moderne dhe një koncept ndryshe për artdashësit. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 10 Nëntor.

Orari: E shtunë/ e diel: 12:00 – 6:00 PM;kontakt: info@galeriakalo.org{:}