Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme,  Prokurorinë dhe organet e hetuesisë u ekspozuan objektet më cilësore të koleksionit të veprave të artit, (ikona, afreske, objekte kulti),  të sekuestruara nga policia e shtetit në një aksion të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm të ditëve të fundit.

Me prezencën e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, të specialistëve të veprave të artit, pedagogëve të Departamentit të Arkeologjisë, një grup nxënësish dhe studentësh ishin pjesëmarrës të ekspozitës, ku përmes njohjes, informacionit shkencor dhe historisë së këtyre veprave të artit, përcollën mesazhet e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe identitetit kombëtar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në fundjavë dhe do të mbahet në kushtet e kontrollit të sigurisë nga ana e forcave të policisë së shtetit.{:}