Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nis në Shkup Festivali Ndërkombëtar i Antikitetit /Antique Drama Festival Stobi 2015.

Nga data 8-22 shtator në këtë festival do të marrin pjesë 10 trupa ndërkombëtare nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Greqia dhe nga Shqipëria.Pjesëmarrëse në këtë festival shfaqja “Elektra” e regjisorit Laert Vasili, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Ky festival është në edicionin e pesëmbëdhjetë.

“Elektra”  pati premierën në vitin 2015.  Për këtë pjesë të zgjedhur të antikitetit regjisori Vasili ka  angazhuar aktorë të rinj. Në role interpretojnë aktorët:  Eralda Çaushi, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marjanaku, Vilma Hodo, Suela Bako, Besmir Bitraku, Gjergji Doçi, Xhejni Fama, aktorë të  teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kjo shfaqje ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të teatrove, “Butrint 2000”, në muajin korrik 2015.

Festivali Ndërkombëtar i Antikitetit në Stob-Maqedoni është skena e tragjedive dhe komedive të antikitetit. Me përjashtim të shfaqjeve me  autorë si Aristoteli, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe të tjerët, kompanitë e ftuara teatrore nga vende të ndryshme japin shfaqje, të krijuara për këtë amfiteatër dhe festival. Festivali i Antikitetit nderon me çmime shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorët më të mirë.

Festivali Ndërkombëtar i Antikitetit  është kthyer në një ngjarje tërheqëse kulturore, dëshmuar edhe nga numri i vizitorëve gjatë edicioneve të kaluara. Nën qiellin e natës spektatorët mund të ndiejnë përmes performancave zërat e vyer të lashtësisë, të shprehura përmes një shfaqjeje teatrore. Katarsisi i tragjedive apo buzëqeshjet që fitohen nga komeditë e bëjnë spektatorin të përjetojë emocione në amfitetarin e Stobit.

13 shtator 2015, Stobi-Maqedoni{:}