Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë pikat e turit ballkanik të këngëtares shqiptare, Elina Duni e cila do ta prezantojë albumin e saj “Dallëndyshe”.

Turi do të nis me Tiranën ku janë përfshirë dy mbrëmje artistike, më 14 dhe 15 shtator, ku koncerti do të mbahet në Sallën e Koncerteve te Katedralja Orthodokse në Tiranë, transmeton kultplus.

Ndërkaq, në Shkup të Maqedonisë është paraparë vetëm një koncert, ai i datës 16 shtator që do të mbahet në Shtëpinë e Armatës, për të vazhduar më pas me Prishtinën, më 18 shtator, koncert që do të mbahet në Parkun e Gërmisë.

Kurse turin ballkanik të Elina Dunit do ta përmbyllë Serbia, pikërisht më 19 shtator ku koncerti do të mbahet në Shtëpinë e të Rinjve të Beogradit.

14, 15 shtator 2015, Katedralja Orthodokse, Tiranë, ora 20:00{:}