Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NË KUADËR TË PROJEKTIT “ËNDRRA IME 2015”, DO TË SHFAQET PREMIERA E SHFAQJES “ËNDRRA E NJË NATE VERE”, E WILLIAM SHAKESPEARE, SHFAQJE KJO QË DO TË VJEN NËN REGJINË E DRIADA DERVISHIT. ME KËTË SHFAQJE AKTORËT E PËRZGJEDHUR DO TË NGJITEN MË 16 GUSHT, NË AMFITEATRIN E DURRËSIT, PËR TË FILLUAR NË ORA 20:30.

KOMEDIA E SHFAQUR NË SKENËN E TEATRIT A. MOISIU” DY VJET MË PARË, KËTË HERË VJEN E RIKONCEPTUAR SI NË KONCEPT REGJISORIAL, ASHTU EDHE NË KASTËN E AKTORËVE. KJO ËNDËRR VERE NISI SI NJË RASTËSI E BUKUR. NJË VAJZË E RE NGA DURRËSI E RRITUR NË TEATËR APLIKON NË PROJEKTIN “ËNDRRA IME” TË KRYEMINISTRIT EDI  RAMA DHE SHPALLET SI NJË NGA FITUESET E 30 PROJEKTEVE TË KËSAJ NISME.  NË KËTO DITË TË NXEHTA VERE TRUPA E TEATRIT TË DURRËSIT ËSHTË NË AKTIVITET ME NJË KAST AKTORËSH TË RINJ, TË CILËT NGA SHFAQJA NË SHFAQJE PO ARRIJNË TË KRIJOJNË FIZIONOMINË E TYRE SPECIFIKE.

AKTORËT QË DO TË LUAJNË NË KËTË SHFAQJE JANË: BESMIR BITRAKU, ERVIN DOKO,ERALDA ERA ÇAUSHI, AMOS MUJI ZAHARIA, ANDIA XHUNGA, VILMA HODO, ROMIR ZALLA, MIMOZA MARJANAKU, SUELA BAKO, XHEJNI FAMA, GJERGJ DOCI, ROLAND KOCA, MARSEL RUPI E ADELINA MUÇA.

16 GUSHT, ORA 20:30, AMFITEATRI I DURRËSIT{:}