Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Vienna Night”, një mbrëmje me pjesë muzikore nga kompozitorët Mozart, Beethoven, Strauss, me pjesë koreografike ku do të interpretojnë solistët nga Teatri i Operas së Vjenës, Eno Peçi, Dagmar Kronberger, Ketevan Papava në duetet “Black Cake”, me koreografi nga Hans Van Manen dhe muzikë të Stravinskij, “Ein Reigen”, me koreografi nga Ashley Page, “Arepo” me koreografi të Maurice Bejart, një krijim lirik mes traditës dhe  modernes, një vështrim ironik i realitetit përmes kujtesës. Në këtë mbrëmje marrin pjesë edhe trupa e baletit e TKOB-së me baletin “Ballo e diplomës” dhe orkestra nën drejtimin e Petrika Afezollit. Të ardhurat nga shitja e biletave do të dhurohen për fëmijët e fshatrave SOS në të gjithë Shqipërinë.

25 tetor, ora 19.00, TKOB{:}