Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Epoka e Re e Arsimit Profesional – Me sipërmarrjet, partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit e shkollave profesionale dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”
Si një kërkesë e vazhduar nga biznesi, Arsimi Profesional Dual, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, do fillojë të implementohet nga ky vit.