Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Erdhi teatri”, projekti më i ri për fëmijë ka nisur rrugëtimin në fshatra e qytete të përfshira në Programin Kombëtar “100 fshatrat” dhe në qendrat e reja urbane. Një program për çdo fëmijë të çdo moshe, përgatitur nga trupa e Teatrit të Kukullave të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Shfaqje me kukulla, ekspozita e lojëra, kanë nisur të thyejnë rutinën e zakonshme të fëmijëve në fshatra e zona urbane, si Zogaj, Shëngjergj, Ersekë, Rehovë, Gjinar, Roshnik, Lin, Mursi, Katund i vjetër, Radë, Lazarat. Rrugëtimi nisi ditën e hënë me fshatin Zogaj e më tej me Shën Gjergjin, për të vijuar me të tjerë fshatra në javët në vijim. Kënaqësia dhe mikpritja e fëmijëve, ishte e pa imagjinueshme.{:}