Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në ambientin magjepsës të Teatrit Antik të Butrintit, Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm si pjesë e turneut të tij “LIVE 2025”.

Nën dritën e historisë dhe frymën e artit, ai solli një performancë plot ndjenjë dhe elegancë, të shoqëruar nga pianisti Davide Antonio Pio dhe një trio harkore që i dha ngjyrë çdo tingulli.

Publiku përjetoi një mbrëmje ku muzika u bë urë mes kohërave, dhe emocionet përfshin të gjithë nën yjet e Butrintit.

Një natë që do të kujtohet gjatë!

Ky event u organizua në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, Institutin Italian të Kulturës, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të Javës Kulturore italiane!