Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Instituti Italian i Kulturës sjellë ekspozitën Evoked, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Politekniku i Barit dhe INTBAU Albania.

Nisur nga 16 fotografi të ndërtimeve informale, zgjedhur përgjatë bregdetit shqiptar, e të fotografuar nga Albes Fusha. 32 arkitektë shqiptarë dhe italianë kanë projektuar në një botim dhe ekspozitë të veçantë në llojin e saj, hulumtimin e tyre pamor mbi ndërtimet informale që “lulëzuan” në thuajse të gjithë vendin pas vitit 1991.

Kuratorët dhe autorët e produkteve të ekspozuara, marrin përsipër të ngrenë një platformë diskutimi. Veprat e ekspozuara, tentojnë vetëm të provokojnë një mënyrë të menduari Ndryshe dhe një qasje tjetër ndaj ndërtimeve informale. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 6 mars.

22 shkurt – 6 mars, Galeria FAB – Universiteti i Arteve, Hyrja e lirë

{:}