Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Dita kombëtare mbetet ngjarja kryesore e shteteve pjesëmarrëse në EXPO Milano 2015. Shqipëria zgjodhi 19 tetorin, ditën e lumturimit të Nënë Terezës. Një ditë e rëndësishme për promovimin e Shqipërisë përmes kulturës, historisë, traditës, gastronomisë dhe resurseve turistike që ofron vendi. Ceremonia zyrtare e ditës kombëtare të Shqipërisë u zhvillua në skenën e hapur të EXPO-s. Në ceremoninë e organizuar merrte pjesë delegacioni shqiptar i nivelit të lartë i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, etj. Ditën kombëtare të Shqipërisë e përshëndeti komisari i përgjithshëm i EXPO Milano 2015,{:}