Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në ambientet e MPJ do të provohet libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali. Faik Konica si diplomat dhe konstitucionalist: ky është këndvështrimi i ri që sjell juristi Agron Alibali për rilindasin dhe figurën e shquar shumëplanëshe të botës shqiptare. Mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivën e Legatës Shqiptare në SHBA, Alibali paraqet një personalitet me të gjitha cilësitë dhe kundërthëniet e tij; një diplomat që mbahej si ndër më të shquarit në kryeqytetin amerikan, por që vetë ai nuk mendonte se i takonte aradhes së atij profesioni të nderuar e të vështirë.

11 janar 2017, ora 11:00, MPJ{:}