Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Të çmendurit Adams” është komedia me e re muzikore, me regji nga Endri Çela, që do të ngjitet në skenë nga 5 marsi në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Përmes lojës profesioniste të aktorëve, kërcimeve apo këngës live, do te sigurohet argëtimi.

Një shfaqje ku do te preken mjaft tema universale, ndër të cilat më kryesorja është ajo e vlerave të familjes. Një familje në aparencë e “çuditshme” përballë familjes tradicionale. Një histori fantastike dashurie mes dy adoleshentëve dhe një makth për çdo baba.

Një komedi brilante, që për 80 minuta do të mbajë të mbërthyer interesin e publikut e ndërtuar nga një staf artistësh që ka për qëllim jo vetëm publikun e rritur, por edhe edukimin përmes argëtimit të adoleshentëve.

 5 – 19 Mars, ora 19.00, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”{:}