Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me përfundimin e #FamTourAlbania, Shqipëria tregoi veten si një destinacion i ri dhe frymëzues për industrinë globale të filmit.

Përfaqësues nga gjigantët si HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount dhe NBCUniversal udhëtuan përtej Tiranës, në qytete të ndryshme të Shqipërisë duke zbuluar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe autenticitetin që vendi ynë ofron për produksione kinematografike.

Nga deti në mal, nga rrugicat me histori te peizazhet e paprekura, Shqipëria u prezantua si një skenë e hapur për rrëfime të reja ndërkombëtare. Faleminderit dhe mirëupafshim së shpejti në set!