Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Më 26 qershor nis në Itali festivali Quarrata Folk Festival ku do të marrin pjesë grupi Fanfara Tirana dhe instrumentistët e talentuar Redi Hasa dhe Maria Mazzotta (Salento) .

Artistët Redi Hasa dhe Maria Mazzotta përfaqësojnë Mesdheun dhe Ballkanin, me muzikën që interpretojnë në violonçel dhe instrumente perkusioni.

Dy artistët, prej vitesh performojnë në një dialog mesdhetar dhe ballkanik, mes zërit, perkusionit dhe violonçelit, duke kërkuar perfeksionin në takimin  e tyre artistik.

Kombinimi i zërit të Maria Mazzottës, që sjell muzikën e jugut italian, trashëguar brez pas brezi dhe melodia ritmike e violonçelit të Redi Hasës kujtojnë tingujt plot ngjyrë dhe shpirtin ballkanik dhe hapësirën e Italisë Jugore, ndërsa rikrijojnë një muzikë  të veçantë nga kontakti i vrullshëm i hulumtimit të tyre ekspresiv.

Fanfara Tirana është  grupi i vetëm shqiptar që ka arritur jo vetëm të eksportojë artin shqiptar në botë, por edhe të arrijë një famë dhe sukses ndërkombëtar .

Muzika e tyre që merr frymëzim në folklorin dhe sidomos në muzikën urbane shqiptare dhe e riarranxhuar për instrumentë frymorë  bandistike është një tren i pandalshëm ritmik me një energji që të lë pa frymë. Një miks i mirëdyzuar arti dhe show, folklori dhe jazz-i me elementë funky, reggae … që ka ngritur peshë publikun e qindra festivaleve ndërkombëtarë. Një eksplozion gëzimi dhe hareje e alternuar me melankolinë e polifonisë,  apo të kabasë së jugut. Headliner (grupi më i rëndesishëm i një nate muzikore) në festivalet më të mëdha të kontinentit evropian si Roskilde, Sziget, Mundial, Carnevale di Venezia, Roma Incontra il Mondo, ËOMEX, WOMAD, Time in Jazz, Pohoda, Dranouter, Pirineo Sur, Pohoda e më gjerë, duke u adhuruar në Indi si të ftuar nderi në festivalin më të madh të letërsisë në botë Jaipur Literature Festival apo në Kinë, ku do të performojnë nga 30 shtatori më 7 tetor 2015, në Festivalet më të mëdha të vendit në Shanghai, Beijing, Foshan, Ëuhan, Chongqing dhe Shenyang.

Një marrëdhënie e sinqertë dhe pa komplekse edhe me muzikën e fqinjëve tanë ballkanikë qe i bën të dashur për çdo publik.  Bashkëpunime me Transglobal Underground, Roy Paci, Frank London, Dr Das (Asian Dub Foundation), Johnny Kalsi (perkusionist i Peter Gabriel), Natacha Atlas, Canzoniere Grecanico Salentino, Riccardo Tesi dhe Banditaliana e shumë e shumë te tjerë.

Albumi i tyre i fundit Kabatronics pati një jehonë ndërkombëtare me mbi 100 recensione me 4 e 5 yje në The Times, The Guardian, Rolling Stone, Il Manifesto e dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga Kanadaja në Japoninë e largët.

26 qershor, ora 19:30

Info:  www.comune.quarrata.pt.it{:}