Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Miratuam garancinë sovrane për sektorin e fasonerisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh! Kjo paketë ofron një mbulim me garanci deri në masën 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese.
Kjo do të mundësojë financim për investime dhe kapital qarkullues, duke lejuar deri në 30% të financimit për blerjen e lëndës së parë. Bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese. Marrëveshja gjithashtu kufizon normën e interesit për kreditat dhe standardizon tarifat nga bankat, duke sjellë stabilitet dhe siguri për bizneset.