Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fëmijët e kursit të pikturës, nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë vlerësuar në Konkursin e 24 Ndërkombëtar të zhvilluar në Évora të Portugalisë me Çmimin e Artë, Çmime të Argjenda dhe Çmime Nderi.
Çmimi i Artë i ka shkuar artistes së talentuar Alisa Rada; Çmim i Argjend u rrëmbye nga; Arselda Thaçi, Dean Xhelili, Eibis, Kajaçka, Emili Shehaj, Erlind Kurti, Flavia Kokthi, Paola Terpollari dhe me Çmimin e Nderit u vlkerësuan Agnesa Peqini, Ajla Çela, Ajlin Hoxha, Briana Bali, Egnald Blloku, Ermina Plaku, Flavia Shuka, Jerina Sala, Kevin Kojku, Klevia Allmuça, Laura Sinani, Livia Kokthi, Marlinda Kodra, Rea Bejko, Rubina Bejaj, Sonia Pogoni, Valeksia Sinani.

Ky konkurs arti u organizua nga qeveria lokale bashkiake e Évora, së bashku me disa organizata jofitimprurëse dhe njihet si një nga tre Konkurset më të mëdha të pikturës në vend në mbarë botën. Évora në Portugali, është një qytet i lashtë i njohur si një vend i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe ka qenë mikpritës i konkursit ndërkombëtar të pikturës për 24 vjet qytetin historik.