Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Dita Nderkombetare e Muzikes Poster

Festa e Muzikës, e njohur gjithashtu edhe si Dita Ndërkombëtare e Muzikës, do të festohet edhe në Shqipëri.

Qëllimi është që Festa e Muzikës të institucionalizohet edhe në Shqipëri, duke krijuar një traditë të përhershme dhe një hapësirë të lirë për çdo muzikant, qoftë profesionist apo amator.

Gjatë datës 21 Qershor skena të vogla do të vendosen në zonën e ish-Bllokut dhe në Liceun Artistik “Jordan Misja”, duke nisur që nga ora 11:00 e paradites, për të vazhduar më tej deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.

Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fixhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japoni, etj.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe RinisëMinistria e Kulturës, Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Akademia Hollywood.

Gjatë kësaj dite, do të zhvillohen këto aktivitete:

Më pas, duke nisur që nga ora 21:00 e mbrëmjes, festa spostohet në hapësirën pas Galerisë Kombëtare të Arteve, ku do të performojnë artistë profesionistë, si Dren Abazi & Zig Zag Band, si edhe Familja Qerimi. Koncerti do të vazhdojë deri në mesnatë.{:}