Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga data 14 deri 19 shtator 2015 në qytetin e Pogradecit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), organizohet edicioni i pestë i Festivalit Ballkanik dhe Artit Kulinar. Gjatë 6 diteve të Festivalit për publikun do të paraqiten rreth 100 filma me pjesëmarrjen e 60 autorëve nga Ballkani si: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Turqia, Greqia e Shqipëria. Këtë vit si kategori më vete është shtuar dhe konkurrimi i filmave të studentëve nga shkollat e filmave të vendeve të Ballkanit. Po ashtu gjatë ditëve të festivalit do të organizohen dy seminare mbi kinemanë Ballkanike si dhe një workshop me nxënës të qytetit të Pogradecit, në lidhje me filmin dhe teknikat e xhirimit.

100 filma dhe 60 autorë nga i gjithë  rajoni pritet të jenë të pranishëm në edicionin e pestë të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Artit kulinar, i cili do të zhvillohet nga data 14 deri në 19 shtator 2015, në qytetin e Pogradecit.

Gjatë 6 ditëve të festivalit për publikun do të paraqiten rreth 100 filma, me pjesëmarrjen e 60 autorëve nga Ballkani si: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Turqia, Greqia e Shqipëria.

Këtë vit, si kategori më vete është shtuar dhe konkurrimi i filmave të studentëve nga shkollat e filmave të vendeve të Ballkanit. Po ashtu, gjatë ditëve të festivalit do të organizohen dy seminare mbi kinemanë ballkanike, si dhe një workshop me nxënës të qytetit të Pogradecit, në lidhje me filmin dhe teknikat e xhirimit.

Festivali ka si qëllim bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave të filmit artistik me metrazh të gjatë, filmit të shkurtër dhe atij dokumentar. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), ky festival shihet si “tryeza ballkanike me fqinjët tanë”, e përkufizuar edhe gjatë edicionit të kaluar si “një oborr ballkanik”.

Festivalit të Filmit i shtohet edhe pjesa e kulinarisë, ku edhe këtë vit nuk do të mungojnë pjatat tradicionale.

Vitin e kaluar  ky festival u zhvillua gjatë javës së parë të shtatorit , ku nuk munguan  filmat  nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, etj.

Për organizatorët  e këtij festivali, i cili ka hyrë në vitin e pestë të jetës, Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku, slogani është një shprehje e vjetër mikpritjeje, e cila funksionon në të gjithë Ballkanin “e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të”. Kjo është edhe lidhja që ata kanë gjetur mes kinematografisë dhe kulinarisë, ku pas shfaqjes së filmave pjesëmarrësit i bashkon tryeza me gatimet e shijshme.

 

Sipas organizatorëve, festivali është i hapur për të gjitha gjinitë e kinematografisë, që nga ai me metrazh të shkurtër, i pavarur, dokumentar, artistik metrazh i gjatë etj.

14-19 gusht 2015, Pogradec{:}