Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, ideuar 54 vjet më parë do të organizohet edhe këtë vit në qytetin e Shkodrës.  Priten 30 solistë në konkurrim me kompozime nga autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse .Në tri netët festivali do të ketë të ftuar edhe fëmijë valltarë e humoristë, duke treguar nëpërmjet spektaklit, prirjet e tyre artistike. Festivali organizohet nga Bashkia Shkodër,Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve,Televizioni Shqiptar dhe Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”,  me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

13,14 e 15 korrik 2016, Shkodër{:}