Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Elbasan zhvillohet Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare.  Festivali i cili rrugëtoi nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Berati, Peshkopia, Kavaja etj në edicionin e tij të XIII-të i riktheht sërish Elbasanit. Në këtë edicion, nga data 24 deri më 26 nëntor të do të marrin pjesë grupe folklorike nga: Berati, Kavaja, Lushnja, Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani, Pogradeci. Pjesë e këtyre grupeve janë figura të shquara të muzikës popullore qytetare si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Elida Koreshi, Valbona Hekurani, Floresha Debinja, Lirim Hoxha, Rozeta Paçuku, Agim Skara etj.  Gjithashtu ky festival do të përshëndetet edhe nga grupet folklorike të Gjakovës, Gjilanit dhe Tetovës. Festivali ka karakter konkurues.
Konkurentët do të vlerësohen nga një juri profesioniste.  Gjatë këtij festivali do të ketë edhe aktivitete me qëllim popullarizimin dhe sensibilizimin e të rinjve në lidhje  me trashëgimië kulturore materiale dhe jomateriale. Më datë 25 nëntor në Kishën e Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit do të zhvillohet ndarja e çmimeve për konkursin “Miku i Monumentit”.

Teatri “Skampa”, Elbasan
24 – 26. 11. ora 18:00


View Larger Map

{:}