Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7086]

Vox baroque.pdf

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja menyrë për t’i njohur dhe, mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.

Ky festival zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri. Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës.

Krahas grupeve të ndryshme barok që marrin pjesë, në festival do të debutojë për herë të parë edhe trio e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat Italiane. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

2 -12 korrik, 2014{:}