Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në mjediset e “muzeut të hapur” të Parkut Arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër rreth 14 grupe përfaqësuese nga krahina të ndryshme të vendit marrin pjesë në veprimtarinë kulturore  “Festivali i Pestë i Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore – Antigone 2014”, organizuar nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

Ky festival është një nga veprimtaritë më masive të fokusuara në fushen e ruatjes së trashëgimisë jomateriale, që ka nisur të organizohet në mënyrë të përvitshme prej vitit 2007 nga stafi i Zyrës për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë. Festivali synon të zgjerohet nga viti në vit duke mbuluar fushën e evidentimit të vlerave të trashëgimisë së lashtë shpirtërore kombëtare e ndërkombëtare duke realizuar njëkohësisht edhe  qëllimin për nxitjen e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshem kulturor në këtë Park dhe komunitetin e fshatrave përreth.

Vallja rituale humoristike e dashit; Riti i Dordolecit; Riti i lashtë i nderimit të gjarpërinjve; Riti i punimit të linit; Loja “Mbreti Piro dhe Mbretëresha Antigonë festojnë”; Loja me filxhana; Loja popullore “bat – bat”, Vallja e Rajcës me shpata, etj.

31 maj, ora 10.00-19.00, Parku Antigone{:}