Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4280]

Përfundon Festivali Letrar për të Rinj,  konkursi  letrar me temë: Pasqyrat e kohës sime.  Ky festival, organizuar nga Shtëpia Botuese Toena, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës u zhvillua në muajt maj-nëntor 2015, duke përzgjedhur në faza të ndryshme krijimet më të mira letrare të të rinjve. Të rintë krijues gjatë fazave të zhvillimit të festivalit morën pjesë në   disa seminare rikrijuese ku krijuesit e rinj, falë ndihmesës së trajnerëve të specializuar arritën të zhvillojnë krijimet e tyre në forma të tjera artistike, në një mjedis stimulues, artistik e dinamik. Kjo fazë u  konceptua  për t’u dhënë këtyre talenteve mundësinë për të vështruar se si krijimi i tyre nuk mbetet vetëm brenda kufijve të vetvetes por ai mund të ripërpunohet dhe mund të gjejë shprehi edhe në forma të tjera artistike. Në këtë fazë shndërrimet  artistike u përqëndruan në gjinitë:

–              Proza në një skenar (nëpërmjet një skenaristi- profesori).

–              Poezia në një dizajn grafik (nëpërmjet një profesori të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve të Tiranës).

–              Eseja  në fotografi hetuese (nëpërmjet një profesori).

 

Ceremonia përmbyllëse do të realizohet në një mjedis të mbyllur, në formën e një bashkëbisedimi të aktorëve kyç të këtij aktiviteti si pjesëmarrësit, Shtëpia Botuese Toena, anëtarët e jurisë, trajnerët dhe do të lexohen pjesët fituese. Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin edhe një spot të realizuar gjatë ditëve të seminarit. Do të shpërndahen tre trofe për fituesit në secilën kategori dhe çertifikata pjesëmarrje për 18 fituesit.

Produkti final i gjithë festivalit do të jetë Antologjia letrare që do të përmbajë krijimet 18 krijimet më të mira.

Më shumë info mund të gjeni në:

Fan page (Faqja zyrtare e Festivalit) në Facebook:

https://www.facebook.com/edicioni.letrar.tirana.2015

Botimet Toena në Facebook:

https://www.facebook.com/botimet.toena

25 nëntor 2015, ora 18:00, salla “Black Box”, Universiteti i Arteve, Tiranë{:}