Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Organizatorët e Festivalit  prezantojnë idetë dhe vizionin e edicionit të dytë të festivalit Festivali Multikulturor Berat 2015.  Ndërgjegjësimi,angazhimi e shtimi i audiencës për të rinjtë në aktivitetet kulturore do të jetë tema kryesore që do të trajnohet në këtë takim. Gjithashtu do të mirëpresim sugjerimet, punimet apo dhe angazhimet vullnetare nga pjesëmarrës, të cilët duan ti bashkohen Festivalit Multikulturor, që do të zhvillohet në datat 23, 24, 25 korrik 2015.

Festivali , në idenë e organizatës “Njerëz dhe ide” vjen  edhe si pjesë  e kalendarit artistik veror që përgatiti disa muaj më parë Ministria e Kulturës, kalendar i cili është hartuar në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe ka në vëmendje dhe qytete , apo zona të ndryshme të vendit.

Për Beratin organizatorët premtojnë jo vetëm promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore, ndërsa në skena do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova.

Nuk do të mungojë dhe organizimi i të tjerë aktiviteteve artistike dhe panaireve në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit, vlerave kulturore .

Festivali Multikulturor  mbështetet   nga Ministria e Kulturës, bashkia e qytetit  të Beratit dhe DRKK-Berat.

25 qershor, ora 19:00, Qendra Rinore e Tiranës{:}