Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kumbaro: “Kultura është rruga drejt integrimit europian”

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler hapën nga Berati Presidencën e Austrisë në Bashkimin Europian dhe edicionin V të Festivalit Multikulturor duke u shprehur se “Kultura është rruga drejt integrimit europian”.

Një nga pasuritë kryesore të Shqipërisë është pikërisht folklori muzikor.

Një pjesë të kësaj pasurie, prej të dyja anëve të Shkumbinit, do të presë Berati shumë-shekullor në datat 19, 20 dhe 21 Korrik nën sloganin “Unë Jam Trashëgimi”.

Festivali nisi në 19 Korrik ora 20:00 me një performancë artistike të grupit austriak Kusimanten, për të vijuar me një inskenim që të çon thellë në histori, atë të një dasme për të njohur traditat e rralla shqiptare.

Me laitmotivin e dasmës, Ansambli Popullor i Berati, shoqëruar nga Sazet e Përmetit e vazhduan dasmën në sheshin “Teodor Muzaka” me Pleqtë e Krujës. Tri ditë e kryesisht netë, me axhendë të ngjeshur artistike, Berati pret të pranishmit, vendas, vizitorë të Festivalit, turistë e të ftuar specialë.

Mbrëmja e dytë e datës 20 korrik, kushtuar mërgimit, vjen emocionuese nga grupi i Himarës dhe nga ai i Gjirokastër, për të vazhduar me grupin e Fierit në përmbyllje të mbrëmjes. Në mbyllje të këtij edicioni, vjen më datë 21 korrik, nata e “atdheut”me muzikën baritore të Fyejve të Gramshit. Në një mbrëmje atmosferike në oborrin e Teqesë Helvetive, nën tingujt e muzikës së përzgjedhur të Shpat Dedës, ky edicion i V-të, do të mbyllë harmonikisht siparin e aktiviteteve, për të rinovuar takimin me publikun për vitin e ardhshëm.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.{:}