Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Axhenda-Berati-Multikulturor-2016

Më 21 korrik nis rrugëtimin 3 ditor në edicionin e tij të tretë, Festivali Multikulturor Berat. Muzikë, Atmosferë, Traditë, Trashëgimi, Koncerte, Panaire, Ekspozita, të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali që vjen me një mesazh të fortë “Promovo Shqipërinë Tënde”.

Në ditët e festivalit do keni mundësi të shijoni edhe pjata tradicionale të zonës pasi në restorantet beratase serviret ushqim i traditës karakteristike ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i fabrikave vendase ose do mund të zgjidhni nes gjellëve të shumta karakteristike beratase si kabuni, mish me kumbulla të thata, kabuni me rrush të thatë, mish zogu me pilaf në saç ose të ëmbëlsoheni me glikotë e famshme berates.

Një grup të rinjsh me dashurinë e përbashket për muzikën Jazz u bashkuan pak kohë më parë duke formuar grupin All IN Band, një grup muzikor që po korr sukses nga dita në dite. All In do jenë pjesë e Festivalit Multikulturor në Berat në mbrëmjen e 23 korrikut. Nuk mund të mungoni. Ju presim në Berat!

Një tjetër yll i muzikës do të ngjisë skenën e Festivalit Multikulturor Berat.

Marsela Çibukaj do të ndezë atmosferën në qytetin e gurtë të Beratit me zërin e saj të pakrahasueshëm që vetëm një muaj më parë pushtoi Festivalin e përvitshem në Romë, CocaCola Summer Festival përkrah artistëve më të mëdhenj italian dhe të huaj si Zucchero, Nek, Elisa, Stadio,Fiorella Mannoia, Tiromancino, etj.

Festivali organizohet nga organizta “Njerëz dhe Ide”, “ARTPLUS”, Bashkia Berat, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Më 21 korrik ju presim në Berat ‪#‎unejamhistori ‪#‎festivalimultikulturorberat ‪#‎berat ‪#‎albania

21, 22, 23 korrik 2016, Berat{:}