Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të hapë siparin e veprimtarive verore të këtij viti në qytetin e Durrësit. Edicioni i 10-të jubilar do të zhvillohet në mjediset e Muzeut Arkeologjik nga datat 4-12 korrik.
Koncertet janë konceptuar kryesisht si duete apo si interpretime solistike në piano, violinë dhe violonçel. Bashkë me instrumentistët Blido, Gjollma, SahatçI, Tërshana, Sykja, Papa e Nini, bie në sy pjesmarrja e mexosopranos Vikena Kamenica, si dhe fizarmoniçistit italian Pierpaolo Petta.
Në mbrëmjen e fundit në sallën e sapopëruruar të Muzeut Arkeologjik të Durrësit skena do të jetë për violinistin Wolfgang David dhe ansamblin “Stinët”.{:}