Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali ndërkombëtar i Letërsisë – polip, në edicionin e tij të 6-të  do të hapet nga poeti i mirënjohur, Xhevahir Spahiu. Festivali do të fokusohet në hijen e shqetësimeve që e kanë kapluar kontinentin Evropian. E ftuar në këto tema shkrimtarja  nga Shqipëria, Flutura Açka. Cilat janë vlerat e liberalizimit që mirren me situatën aktuale të flukseve te imigrimit, dhe si mund të ndikojë letërsia në situaten aktuale në kohën e luftës, mjerimit dhe frikës? Ne jemi krenar t’i prezantojmë autorët të cilët janë të vetdijshëm për këto hije dhe dijnë si ta shprehin situatën aktuale në literaturë. Njëri nga këta autorë që do ta vizitojnë festivalin Polip këtë vit është edhe poeti turk Mehmet Yashin, i cili do të kontribuojë me sensin e tij të historisë politike në poezi dhe të jap mendimet rreth identitetit dhe gjuhës. Dyshja zvicrrane Fitzgerald dhe Rimini eksplorojnë kufijtë brenda shprehjeve kulturore dhe kanë fituar cmime për mënyrën e tyre të të bërit muzikë, skenës dhe poezisë.  Festivali prezanton edhe autorët e tjerë si: Rosa Pock dhe mënyra e saj humoristike për të prekur tema të vështira, Martin Bieri dhe mënyra e tij për ta shprehur anën e errët të shoqërisë në poezi, dhe Rumena Buzarovska me mënyrën e saj të re dhe humoristike të trajtimit të literaturës. Bojan Babic shkruan poezi rreth konfliketeve dhe paragjykimeve, dhe Peter Ahorner ka një mënyrë satirike se si e shpreh shoqërinë. Katrin Thomaneck ka studaaur muzikën klasike dhe përkthimet dhe më në fund Gjergj Anton Filipaj i cili ka punuar në gazetari në Kosovë dhe Shqipëri, ka studiuar PR, komunikim dhe filozofi. Ne jemi kureshtar të shohim se si kjo përzierje e personave të rëndësishëm mund të kontribuojnë në ndërtimin e shpresës në kontinentin evropian në këto kohë të vështira.

https://polipfestival.wordpress.com

Ballina

13-15 maj 2016, Prishtinë{:}