Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mëngjesin e datës 21 shtator 2014 Papa Françesku niste udhëtimin e tij drejt Shqipërisë.
Ai udhëtim zgjati gati 50 vjet.
Filmi i Roland Sejkos, merr shkas nga vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014.
Bazuar në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi.
PRITJA- realizohet artistikisht në një rrëfim metaforik, ku gjithçka ndodh në qiell.
Filmi përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri në kohë reale dhe kthimin pas në kohën e diktaturës, në kohën e ndalimit të fesë dhe ushtrimit të së drejtës fetare në Shqipëri. Këndvështrimi artistik i filmit vjen si një rrëfim metaforik qiellor dhe ngjiz memorien mes persekutimit, fillimit të proceseve kundër autoriteve fetare, kohës së komunizmit kur ndodh shndërrimi i Katedrales së Shkodrës në stadiumin e lojërave me dorë.
Në një rrëfim të ndjerë, më 21 shtator, Martirët e Kishës Katolike janë memoria pritëse e Shqipërisë. Pas vizitës, më vonë Papa Françesku e pagëzoi Shqipërinë si ‘Toka e martirëve’.
“Paqja e harmonia ndërfetare që kemi arritur në Shqipëri është fryt i flijimit të themeluar mbi fenë dhe njëkohësisht dëshmi e fuqishme e dashurisë që të bën për vete”-do të shprehej Imzot, Rrok Mirdita.
Apo fjalët e Papa Françeskut “Çfarë mizorie mund të shkaktojë mohimi i lirisë së ndërgjegjes e i lirisë fetare dhe si, nga të tilla plagë, natyra njerëzore varfërohet gjer në palcë, sepse i mungon shpresa dhe pikësynimet ideale”.

Filmi bazohet mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Institutit Luce.

Pritja- Film artistik 60 minuta. Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Me mbështetjen e Ministrisë se Kulturës.
Me financimin e QKK-s. Prodhuar nga Digitalb në bashkëpunim me Instituto Luce Cinecita.

15 prill, ora 19:00, Millenium 2.{:}