Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali “Flauti magjik”, mbështetur nga Ministria e Kulturës ka nisur në skenën e Universitetit të Arteve me mbrëmjen e kitarave. Këtë vit ky festival mbërrin në edicionin e tretë, dhe i drejtuar nga mjeshtri Fatos Qerimaj festivali premton të tjera surpriza për publikun, si dhe një program të pasur muzikor.

“Flauti magjik” ka vazhduar me mbrëmje me të ftuar të veçantë si dirigjentët Suzana Turku, Altin Buli etj, dhe disa koncerte në datat, 10 maj me orkestrën e Shkodrës, data 12 maj me Ansamblin e Harqeve, si dhe të tjera mbrëmje muzikore në datat 13, 14, 21 maj, ndërsa mbyllja e festivalit do të jetë 28 maj.

Sa i takon, festivalit “Flauti Magjik”, ideuar nga mjeshtri Qerimaj, edicioni i tij i parë është mbajtur më 18 Prill të vitit 2013, ku janë përfshirë katër mbrëmje muzikore. Lloji i muzikës së interpretuar në këtë festival është përzgjedhur për ti ardhur sa më pranë kërkesave të publikut. Hyrja është e lirë/falas.

Mbrëmja Gala në sheshin “NënëTereza”, përpara Universitetit të Arteve në datën 21 maj ishte mbresëlënëse, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut dhe artistëve.

Mbrëmja Gala, 28 maj, Universiteti i Arteve, Tiranë{:}