Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fondi i Ministris së Kultures për Përkëthimin Letrar.zip

Fondi për përkthimin letrar (FPL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë evropiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

– Aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet para përfundimit të kontratës me MK.
– Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin.
– Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.
-Aplikimi fillon më datën 9 prill dhe përfundon në datën 30 prill 2014.
-Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: info@kultura.gov.al.
Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit.

KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
Përkthimi i pjesshëm ose i plotë i veprës.
-Fondi i përkthimeve letrare që ka krijuar Ministria e Kulturës kap vlerën  2.5 milionë  lekë për vitin 2014 dhe mbështet përkthime të letërsisë artistike të huaj.
-Përkthyesi  do të paguhet me shumën 1000 lekë për faqe (faqja = 2000 karaktere të përkthyera me hapësirë).
– Kufiri maksimal i financimit nga MK për një aplikim nuk mund të jetë më shumë se 250 000 lekë, pavarësisht nga numri i faqeve të librit për të cilin aplikohet.

NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME (TË DETYRUESHME):
– një katalog botimesh i kohëve të fundit;
– një provë përkthimi prej pesëmbëdhjetë (15) faqesh prozë së bashku me fotokopjet e faqeve në gjuhën origjinale ose gjashtë (6) poezi së bashku me fotokopje të faqeve në gjuhën origjinale;
– autorizimi për të drejtën e botimit të përkthimit (kontrata ose leja në parim nëse kontrata është në proces e sipër).

UDHËZUES PËR APLIKANTIN
– Teksti duhet të përkthehet nga gjuha origjinale.
– Parapëlqehen autorë të njohur të shekullit XX.
– Teksti duhet të përkthehet dhe dorëzohet në Ministrinë e Kulturës brenda 20 nëntorit 2014.
– Aplikuesi duhet të tregojë nëse ka aplikuar apo ka siguruar mbështetje financiare në burime të tjera.
– Prova e përkthimit do të shqyrtohet nga një ekspert i fushës.

Shkarkoni formularin, të cilin mund ta gjeni më lart në formatin Microsoft Word, PDF ose në formatin ODF.

 

Foto: flickr.com/photos/r-butler/4988505183 (publikuar në liçensën Creative Commons Attribution-ShareAlike 2.0 Generic){:}