Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9068]

Në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorëve shqiptarë, u hap për të dytën herë Fondi në mbështetje të Krijimtarisë Letrare. Këtë vit iu dha përparësi mbështetjes së krijuesve të rinj, deri 35 vjeç. Ftesës për konkurrim iu përgjigjën 16 autorë, në gjinitë prozë dhe poezi, nga të cilët u përzgjodhën 5 fitues. Gjatë muajit korrik, tekstet iu nënshtruan vlerësimit të jurisë, e cila u pajis me to në formë elektronike dhe të koduar (pa emrat e autorëve përkatës), për të siguruar kështu paanësi të plotë.

Juria – e përbërë nga shkrimtarët Luljeta Lleshanaku, Arian Leka dhe Parid Teferiçi – pas kryqëzimit të pikëve të secilit, arriti si përfundim tek përzgjedhja e autorëve të mëposhtëm:

1.            Saimir Muzhaka

2.            Manjola Nasi

3.            Eris Rusi

4.            Elona Çuliq

5.            Belfjore Qose

Theksojmë se anëtarët e jurisë i dhanë gjykimet e tyre në respekt të plotë vetëm të vlerës së projektit letrar, pa marrë parasysh emrat dhe jetëshkrimet e autorëve.

Ministria e Kulturës përgëzon fituesit, duke u uruar realizim sa më të mirë të projekteve të paraqitura, si dhe dëshiron të inkurajojë autorët e tjerë jo fitues, të vazhdojnë rrugëtimin e tyre letrar.{:}