Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4325]

Sofia declaration 13 11 2015-final

Ne, Ministrat përgjegjës për Kulturën dhe përfaqësuesit e tyre nga Republika e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika e Bullgarisë, Republika Popullore e Kinës, Republika e Kroacisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Hungarisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi, Republika e Polonisë, Rumanisë, Republika e Serbisë, Republika e Sllovakisë, dhe Republika e Sllovenisë, u mblodhën në Sofie me rastin e Forumit të Dytë për Bashkëpunimin Kulturor midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore më 13 nëntor 2015,

– Në përputhje me Udhëzimet e Pekinit për Zhvillimin e Bashkëpunimit Kulturor (2013) dhe Udhëzimet e  Beogradit për Bashkëpunim midis  Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (2014)

– Duke njohur kontributin e konsiderueshëm të kulturës në zhvillimin ekonomik, social dhe rajonal dhe;
– Duke përshëndetur ecurinë pozitive të  bashkëveprimit kulturor, marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve tona;
– Duke marrë parasysh nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin kulturor mes Kinës dhe Vendeve të  Evropës  Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe riafirmuar rolin  qendror  të kulturës në rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe dialogun ndërkulturor;
Njohim dhe biem dakord  me parimet dhe prioritetet e mëposhtme,  që të  merren parasysh dhe të përfshihen në procesin e bashkëpunimit kulturor midis Kinës dhe EQL:
1. Për të vazhduar dhe thelluar dialogun tonë politik në kulturë, për çështje me interes të përbashkët,  të tilla si promovimin e diversitetit kulturor, industrisë kulturore dhe kreative, artet bashkëkohore, trashëgiminë kulturore dhe tema të tjera që lidhen me to,  të identifikuara  dhe listuara në programin e   bashkëpunimit, bashkëlidhur.
2. Për të lehtësuar shkëmbimin e rregullt të praktikave të mira dhe informacionit mbi çështjet kulturore me interes të përbashkët, duke përfshirë promovimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve në veçanti,  në lidhje me kulturën dhe artin në mjedisin digjital.
3. Për të treguar vëmendje të veçantë për interesat, nevojat dhe pritjet e brezit të ri.
4. Për të krijuar një grup të përhershëm koordinues të përbërë nga ekspertë, nga ministritë përgjegjëse të secilit vend. Detyra kryesore e grupit do të jetë kordinimi në zbatim të  bashkëpunimit kulturor në të ardhmen mes vendeve tona.

Prandaj, ne Ministrat përgjegjës për kulturën nga Kina dhe EQL, dhe përfaqësuesit e tyre  miratojmë  Programin e  Bashkëpunimit dy-vjeçar 2016-2017 (Shtojca 1) dhe bashkërisht  biem dakord për ta zbatuar atë, në mënyrë që të stimulohen dhe krijohen  mundësi të reja për bashkëpunim të drejtpërdrejtë kulturor dhe projekte të përbashkëta.
12-14 nëntor, 2015, Sofie, Bullgari

 

Shtojca 1

Programi i Bashkëpunimit dy-vjeçar 2016-2017

midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore

 

 

I. Shkëmbim personeli dhe ndarje eksperiencash

1. Me iniciativën e Palës Kineze,  Forumi  i parë Kinë-EQL i Bashkëpunimit Artistik dhe Forumi i parë i Ekspertëve  Kinë –EQL mbi Trashëgiminë Kulturore Jomateriale do të mbahet përkatësisht në Pekin në maj 2016 dhe në Krakov në tetor 2016. Forumi i Parë Letrar Kinë-EQL do të mbahet në Hungari dhe Forumi i Parë i Ekspertëve  në industrinë kulturore, në Serbi, në datat për t’u konfirmuar.

2. Pala Kineze do të ftojë drejtorët artistikë të festivaleve ndërkombëtare të  teatrit të  EQL në vitin 2016 dhe ata të festivaleve folklorike në vitin 2017,  për të vizituar Kinën me qëllim forcimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve në fushën e teatrit dhe artit popullor.

3. Pala Kineze do të dërgojë delegacione të prezantuesve të performancave artistike për të blerë programe nga Kroacia, Sllovakia dhe Sllovenia, në qershor 2016, dhe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi në qershor të vitit 2017.

II. Trajnimi në Arte

1. Kampi Artistik Veror ( Summer Dance  Camp) Kinë-EQL do të mbahet në Kinë nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit,  të vitit 2016 dhe 2017.

2. Pala Kineze do të dërgojë profesionistë të fushës së artit dhe manaxherë kulturor të EQL, me qëllim vendosjen e praktikave në institucionet kryesore të arti dhe kulturës.

 

III. Udhëtime në terren dhe krijime artistike

 

1. Pala Kineze do të ftojë kompozitorë dhe piktorë të njohur nga secili vend i EQL, për të vizituar Kinën,  për udhëtime në terren përkatësisht në prill-maj 2016 dhe qershor 2016.
2. Kina do të dërgojë piktorë dhe fotografë në terren në vendet e EQL.

IV. Prezantimi i arritjeve

Sezoni i Parë Kulturor Kinë-EQL do të mbahet në Kinë në 2017, për të pasqyruar rezultatet e bashkëpunimit midis Kinës dhe EQL-s në fushat e muzikës, kërcimit, teatrit, arteve pamore, dhe shfaqjeve për fëmijë.

V. Botime, TV dhe Filmi

1. Pala Kineze do të  japë informocion mbi industritë e tyre kulturore dhe kreative,  të cilat do të formojnë bazën e një punimi, që do të botohet  nga Pala Kineze, të titulluar    Rizbulimi: Studim mbi zhvillimet kulturore bashkëkohore në EQL.
2. Pala kineze do të ftojë ekipe të filmit dokumentar nga kanalet e televizioneve kombëtare të EQL-s për të vizituar Kinë dhe për të prodhuar dokumentarë mbi tema, që përfshijnë Vitin e Ri Kinez, Trashëgiminë Kulturore Jomateriale Kineze dhe industritë e saj krijuese.

VI. Trashëgimia Kulturore

1. Kina dhe EQLdo të forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
2. Kina dhe EQL do të bashkëpunojnë në frymën e fushatës # Unite4Heritage të UNESCO-s për të luftuar shkatërrimin e qëllimshëm të trashëgimisë kulturore dhe trafikimin e paligjshëm të pasurisë kulturore.

VII. Dispozita të fundit

Zbatimi i këtij programi të bashkëpunimit do të varet nga burimet financiare të disponueshme të vendeve pjesëmarrëse.
Iniciativat dhe veprimet shtesë mund të propozohen dhe të konsiderohen si pjesë e këtij programi për shkak të ngjarjeve kulturore, strategjive apo politikave specifike që ndodhin në periudhën e përmendur më lart.
Dërgimi dhe pritja e individëve dhe grupeve të artit do të trajtohen rast pas rasti. Vendi dërgues do të informojë vendin pritës për datën dhe temën e shkëmbimit të propozuar të paktën dymbëdhjetë muaj përpara.{:}