Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8178]

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi vizitojnë fototekën “Marubi”. Dje në ambientet e fototekës “Marubi” u prezantua projekti i restaurimit të fototekës Marubi. Prezantimi i projektit Marubi Virtual Museum, i cili do të realizohet nga projekti I UNDP me regione Venezia Friuli Giulia  u prezantua nga drejtori I fototekës, Luciano Bedeni,  Nga ky projekt priten të dixhitalizohen rreth 1000 foto.

Pas një prezantimit që Drejtori i Fototekës, Luçjan Bedeni i bëri ambienteve të Fototekës, sipas të cilit, “aty ku ruhen mjetet e pastrimit, ruhen edhe aparatet fotografikë”, Kryeministri i cilësoi kriminale kushtet e papranueshme, të lagështirës dhe ambienteve të pamjaftueshme, për këtë thesar kombëtar, që përfshin veprat e dinastisë Marubi, Pietro Marubit, Kel Marubi, Gegë Marubi, Mati Kodheli Marubi, Kel Kodheli Marubi, të Kol Idromenos, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjetër Raboshta, Angjelin Nënshati etj.

“Ky thesar i kombit tonë nuk mund të rrijë më në këtë qeli, si të jetë i burgosur politik që duhet vdekur, pa dritë, pa ushqim, pa ajër, pa komunikim me publikun, pa asnjë gjë. Kjo është një gjë kriminale,” – u shpreh Kryeministri.

Ministrja Kumbaro informoi Kryeministrin se godina e Fototekës, edhe pasi pronarët e saj ia dhanë Ministrisë së Kulturës dhe jo ndërtuesve, edhe pse këta të fundit bënë oferta joshëse, prej dy vitesh është lënë një gërmadhë. “E lanë kështu. Të vetmet restaurime që janë bërë, janë ato jashtë, e që nga ai moment s’ka ndodhur asgjë,” – informoi ministrja Kumbaro.

Kryeministri Edi Rama premtoi kthimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” në një pikë referimi të kulturës shqiptare. “Ne këtë do ta bëjmë model. Kjo duhet të transformohet në një pikë referimi, për të gjithë Shqipërinë dhe për gjithë çfarë e vizitojnë, apo duan ta dinë se çfarë është Shqipëria.{:}