Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shqipëria po shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të plotë të administratës publike dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes fuqizimit të përdorimit të inteligjencës artificiale në sistemet digjitale.

Krenarë për rrugëtimin tonë si një nga vendet më të avancuara në rajon në fushën e digjitalizimit, sot mund të themi me bindje se Shqipëria ka kaluar nga një vizion për një shtet modern, në një realitet konkret dhe efikas, i cili po shërben si model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me mbi 95% të shërbimeve publike të ofruara online përmes platformave digjitale si e-Albania, qytetarët kanë sot akses më të lehtë, më të shpejtë dhe më të drejtëpërdrejtë në të gjitha shërbimet që u takojnë. Përfituesit nuk janë vetëm individët, por edhe bizneset, të cilat kursejnë kohë dhe resurse falë këtij transformimi rrënjësor.

Fuqizimi i inteligjencës artificiale në sistemet publike jo vetëm që rrit cilësinë e shërbimeve dhe përshpejton proceset administrative, por gjithashtu siguron personalizim më të mirë të shërbimit dhe një qasje më të kujdesshme ndaj nevojave të çdo qytetari.

Kjo qasje moderne e bën administratën tonë më transparente, më të përgjegjshme dhe më pranë njerëzve. Në zemër të këtij transformimi qëndron një parim i thjeshtë, por thelbësor: qytetari në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Shqipëria po ecën përpara me hapa të sigurt drejt ndërtimit të një shteti që jo vetëm ndjek zhvillimet globale të teknologjisë, por edhe merr rolin e liderit rajonal në zbatimin e tyre. Kjo është Shqipëria që besojmë, ndërtojmë dhe udhëheqim – përmes inovacionit, dijes dhe teknologjisë.

Foto Album