Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kalendari i stinës artistike të TKEKS nisi me shfaqjen “Gënjeshtër pas gënjeshtre”, me autor Anthony Neilson dhe regji të Qëndrim  Rijanit .

“Gënjeshtër pas gënjeshtre” është një vepër në mes vargjeve të së cilës jemi përpjekur që të zberthejmë ato të vërteta tronditëse të cilat n’a thuhen përmes gënjeshtrave që vijnë njëra pas tjetrës, e që në tërësi formojnë një gënjeshtër të madhe që tek ne transmetohet nga dy policë, të udhëhequr nga paaftësia për të thënë një të “vërtetë” të dhimbshme. Të gjithë ‘përallën’ e transformojnë në një ngatërresë të madhe situatash, sa komike po aq intriguese për lojë me ndjenjat e shikuesit, publikut.

A vret më shumë një e vërtetë, apo një gënjeshtër!? A është më e dhimbshme një e vërtetë apo një gënjeshtër e sajuar për të mbuluar një të vërtetë!? A i duhet qëndruar besnik gjithmonë të vërtetës, apo ia vlen që të zbusim dhembjen e së vërtetës, me sajime gënjeshtrash të bardha!?  A vlen më shumë racionaliteti mbi detyrën e dhënë? Apo vullneti për të qenë gjithmonë i mirë n’a tjetërson detyrën.  Këto janë vetëm disa nga pikëpyetjet që mund të ndiqni në këtë komedi me kastin e aktorëve: Mehmet Xhelili, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Ermira Gjata, Adriana Tolka, Andi Begolli dhe Dasara Xhangolli.

21, 22, 23, 24 janar 2016, ora 19:00, TKEKS{:}