Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri i Shekspirit “Globe” do të vijë për herë të parë në Shqipëri në daten 7 qershor me shfaqjen “Hamleti”. Me rastin e 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit Teatri Shakespeare’s Globe po organizon një tur në të gjitha shtetet e botës.

Shfaqje e rralë, e cila për herë të parë prek skenën shqiptare në “Teatrin Kombëtar“. Një emocion i rrallë për  publikun. ‘The New York Times’ e ka cilësuar këtë shfaqje si “Një prodhim eficent, i qartë, i prekshëm dhe mbi të gjitha shumë energjik”, ndërsa The Daily Telegraph “Rinor, i palodhshëm dhe zemërhapur”.{:}