Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzeu Marubi ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës Lookaftering të artistes italiane Moira Ricci, kuruar nga Lek M. Gjeloshi.

Domethënia e fjalës “Lookaftering”, duke iu referuar fillimisht një përkujdesjeje në akt e sipër (të evokuar në një farë mënyre në mungesë), na projekton gjithashtu tek marrëdhënia e çuditshme mes shikimit e kohës, vazhdimësia e të cilës, dhënë nga prapashtesa “-ing” që e shkëput prej realitetit të fjalorit, duket se mban ende në veprim, pavarësisht se si të kaluar, atë pjesë kohore që për definicion nuk është më. Kemi të bëjmë me një fjalë të përveçme, ku shikimit të ndalur e pa kohë, megjithëse të disponueshëm, i rrjedh një e kryer potencialisht e hapur dhe e mundur. Pak a shumë si në idenë e Grekëve, që sipas Roland Barthes “hynin te Vdekja së prapthi: ajo çka kishin përpara ishte e kaluara e tyre.”

Drejt një perspektive të ngjashme, ku atmosfera e një “kohe tjetër” përkon me një kohë të “tjetërsuar”, orientohet edhe ekspozita e artistes italiane Moira Ricci në Muzeun “Marubi”, me dy vepra të realizuara kryesisht nga ngjarje të jetës së saj private, të cilave i rikthehet me një protagonizëm diskret, e në një dialog të pamundur, gati-gati obsesiv, me imazhet e nënës – bashkëautore indirekte e momenteve që ata rrëfejnë.

 

Moira RICCI (Itali, 1977) jeton dhe punon në Itali.

Puna e saj (fotografi, video, instalacion), shpesh me karakter autobiografik, trajton tematika të lidhura me identitetet sociale e individuale, historitë familjare, shtëpinë dhe lidhjen me territorin duke gërshetuar shpikjet teknologjike me rizbulimin e imazhit të një përkatësie shoqërore.

Çmimet: Çmimi i pare në Riccardo Pezza Award (2000); Location1’s International Residency Program, New York (2007); Gallarate Pezza Prize, edicioni XXIII (2009); e përzgjedhur në Discovery Award, Les Rencontres D’Arles Photography (2009).

Ekspozita personale: Dove il cielo è più vicino, Tenuta dello Scompiglio, kuruar nga Emanuela De Cecco, 2014; 20.12.53–10.08.14, Leeahn Gallery, Daeigu, 2014; Per sempre con te fino alla morte, Galleria D’Arte Contemporanea Laveronica, Modica (Ragusa), 2012; Da Buio da Buio, kuruar nga Andrea Lissoni at XING, Padiglione D’arte Contemporanea, Ferrara, 2009; Interfuit, kuruar nga Emanuela De Cecco, Artopia, Milan, 2006.

Ekspozita në grup: We Have Never Been Modern, kuruar nga MariaRosa Sossai dhe Angelo Gioè, Song Eun Art Space, Seoul; Autoritratti. Iscrizione del femminile nell’arte italiana contemporanea, various curators, MAMBO (Museo d’arte moderna di Bologna), Bologna, 2013; Family Talk, kuruar nga Marco Antonini, FUTURA Centre for Contemporary Art, Prague, 2012; 14e édition de la quinzaine photographique nantaise, directed by Association QPN, au Lieu Unique, Nantes; 33-asis Fotomenininku seminaras Nidoje, drejtuar nga Lietuvos fotomenininku sajunga, Nida, 2011; Le Festival d’arts visuels Images, 2010, drejtuar nga Stefano Stoll dhe Raphaël Biollay, Vevey, 2010; Rewind, kuruar nga Laurent Fiévet, La Maison de La vache qui rit, Lons-le-Saunier, 2010; Realtà Manipolate. Come le immagini ridefiniscono il mondo, kuruar nga Martino Marangoni, Franziska Nori, Brett Rogers dhe Luminita Sabau, Strozzina-Palazzo Strozzi, Florence, 2009; Hors Pistes, Centre Pompidou, Paris, 2009; Aspettando Manifesta, kuruar nga Paola Tognon, Bolzano, 2008; A Snake on a Tree, kuruar nga Marco Antonini, White Box, New York, 2008; Location1 Projects Room, curated by Nathalie Angles, Location1’s Gallery, New York, 2008; Invisible Miracles, kuruar nga Anna Daneri dhe Roberto Pinto, XIII CSAV Fondazione Antonio Ratti, Viafarini, Milano 2007; Netmage, kuruar nga Andrea Lissoni dhe Daniele Gasparinetti, Palazzo Re Enzo, Bologna, 2007.{:}