Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fondi per Perkthimin Letrar 2016 – formulari

 

Sot, datë 7 mars 2016, Ministria e Kulturës hap për të tretin vit Fondin për Përkthimin Letrar (FPL). Përvoja e dy viteve ka dëshmuar tashmë se Fondi, përveçse një ndihmesë e drejtpërdrejtë për përkthyesit dhe shtëpitë botuese, është edhe një tregues vlerësimi për përkthimet më të mira. Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), edhe këtë vit, do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.

Fondi i përkthimeve letrare i krijuar nga Ministria e Kulturës kap vlerën 2.5 milionë lekë për vitin 2016 dhe mbështet përkthime me cilësi të lartë të letërsisë së huaj.

Afati i aplikimit është data 31 mars 2016, ora 14.00.{:}