Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Hapet në Marsejë ekspozita “Shqipëria, 1207 km lindje”, e cila do të zhvillohet në muzeun Mucem në sallën e godinës Georges-Henri Rivière prej 300 m2 në Fort Saint-Jean. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 24 shtator 2016 deri më 3 janar 2017. Çelja e ekspozitës bëhet më 23 shtator.

Ideja për këtë ekspozitë, pas Marokut, Greqisë dhe Tunizisë, ishte të tregohej sesi disa artistë mesdhetarë trajtojnë çështje të shoqërisë të lidhura direkt me aktualitetin e vendit të tyre. Nuk bëhet fjalë për të përshkruar skenën artistike të një vendi sesa për të përzgjedhur një problematikë e cila të jep mundësinë të kuptosh si dhe nën ç’kënd një territor specifik, i zgjedhur qëllimisht si terren i kufizuar, shikon dhe prezantohet me botën përmes çështjeve që ai shtron.

Përmes veprave të artistëve të rinj shqiptarë (të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për Sallonin e Tiranës në vitin 2015-të), veprave të artistëve shqiptarë të pranishëm në koleksionet franceze, shembujve të realizmit socialist të marra nga Galeria Kombëtare e Tiranës, copëzave historike shqiptare të tërhequra nga koleksionet e konservuara në Mucem (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore) të ripara nga Edit Pula, artiste bashkëkohore shqiptare dhe veprave të tjera nga koleksione private, kjo ekspozitë kërkon të zgjidhë lidhjet mes artit, pushtetit, imazhit, imazherisë, historisë, propagandës… në një vend mesdhetar dhe europian ende nën ndikimin e të shkuarës së tij të afërt.

Artistët e prezantuar

1.Artistët e rinj të Sallonit të Tiranës 2015

Endri Dani, lindur më 1987 në Shkodër

Yllka Gjollesha, lindur më 1985 në Dibër, Ilir Kaso, lindur më 1982 në Përmet Leonard Qylafi, lindur më  1980

Ermela Teli, lindur më 1981 në Tiranë Driant Zeneli, lindur më 1983  në Shkodër Fani Zguro, lindur më 1977 në Tiranë, Enkelejd Zonja, lindur më 1979 në Fier

 

2.Artistë prezentë në koleksionet franceze

*Anri Sala, lindur më 1974 në Tiranë,

*Adrian Paci, lindur më 1969 në Tiranë,

*Alban Hajdinaj, lindur më 1974  në Tiranë,

*Realizmi socialist nga Galeria Kombëtare e Tiranës

*Zef Shoshi

3.Prodhim nga koleksionet shqiptare të Mucem-it (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore) Artiste e ftuar : Edit Pula

Për këtë ekspozitë është realizuar një katalog në frëngjisht dhe në anglisht. Në të përfshihet një bisedë e Ismail Kadaresë dhe personaliteteve të skenës artistike shqiptare, një prezantim i artistëve dhe kuratorëve.{:}