Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në vijim të nismave të ndërmarra për mbështetjen dhe promovimin e letrave shqipe jashtë

vendit Ministria e Kulturës hap për të tretën herë Fondin e Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.

Përvoja e dy viteve të kaluara ka dëshmuar suksesin e kësaj nisme në përhapjen e letërsisë shqipe jashtë vendit nëpërmjet mbështetjes së përkthimit të dymbëdhjetë veprave në gjuhë të ndryshme si: italisht, spanjisht, frengjisht, greqisht, sllovenisht etj. Ky fond ka ndikuar gjithashtu në rritjen e interesit të përkthyesve të huaj dhe të shtëpive të huaja botuese për letërsinë shqipe.

Këtë vit Fondi i Përkthimit nga Gjuha Shqipe synon mbështetjen e përkthimit të veprave

më të rëndësishme letrare artistike dhe eseistike.

Afati i aplikimit është nga data 16 maj 2018 deri më 21 qershor 2018.

 

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

 

  • Aplikimi duhet të bëhet nga një shtëpi botuese e huaj, që është e pajisur me një licensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.

(Kontata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze).

  • Botuesi duhet të paraqesë gjithashtu dhe kontratën e lidhur me përkthyesin.

(Kontata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze).

  • Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë dypalëshe me botuesin. Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon botuesit.

 

Aplikuesi

Kontakti:

Adresa e plotë:

Telefon:

Faks:

E-mail:

Libri origjinal

Gjuha nga përkthehet:

Titulli i veprës:

Autori:

Zhanri:

Botuesi (i veprës origjinale):

Vendi i botimit:

Viti i botimit të parë:

Statusi i të drejtës së përkthimit

Numri i faqeve:

Tirazhi i botimit:

Çmimi për kopje:

Afati i parashikuar për botimin në gjuhë të huaj:

Përkthyesi

CV (e përkthyesit):

Adresa:

Tel / Cel:

E-mail:

 

 

NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME

(TË DETYRUESHME):

 

  • një katalog botimesh i kohëve të fundit (i printuar ose në formë elektronike);
  • autorizimi për të drejtën e botimit të përkthimit (kontrata ose leja në parim nëse kontrata është në proces e sipër).

 

UDHËZIM PËR APLIKANTIN

  • Teksti duhet të përkthehet nga gjuha origjinale.
  • Ministria e Kulturës angazhohet për të parandaluar çdo keqpërdorim, abuzim apo kopjim të tekstit të përkthyer.
  • Aplikuesi duhet të tregojë nëse ka aplikuar apo ka siguruar mbështetje financiare nga burime të tjera.
  • Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit në afatin e parashikuar më lart.
  • Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë.

Për të thirrjen dhe kriteret në anglisht: kliko këtu{:}