Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  1. Forma e Aplikimit 2018
  2. Udhezimi 2018
  3. Tabela per kostot

Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre projekt-propozime në Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore për vitin 2018.
Kjo thirrje bazohet në vizionin e programit të MK, duke patur parasysh strategjitë: Edukimi përmes kulturës; Trashëgimia Kulturore- motor zhvillimi; Mbështetje e skenës së pavarur artistike.
Fondi i Ministrisë së Kulturës në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore do të mbështesë projekte që propozojnë ide dhe sjellin risi në :
•             Projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
•             Projekte në funksion të turizmit kulturor bregdetar;
•             Projekte në kuadër të “Viti i Skënderbeut”;
•             Projekte në kuadër të Vitit të Trashëgimisë Kulturore Europiane;
•             Projekte kulturore digjitale;
•             Projekte të industrive kreative;

Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt – 5 dhjetor të vitit 2018.

 

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2018, hapet ditën e hënë, datë 4 dhjetor 2017 dhe  përfundon ditën e premte, datë  12 janar 2018, në orën 12:00.

Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2018.

 

Ju falenderojmë për besimin,

Ju garantojmë bashkëpunim profesional në idetë dhe projektet që do të prezantoni.

Suksese të gjithë pjesëmarrësve!{:}