Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6624]

Artisti shqiptar Sislej Xhafa, që ka depërtuar suksesshëm në nivel ndërkombëtar me punën e tij artistike, më 10 tetor do të prezantohet me eventin e parë personal në Tiranë.

Me titullin “harrova që fillova”, kuruar nga Klod Dedja, Xhafa do të ketë dy paraqitje artistike, një do të jetë art performancë dhe art instalacion te Kopshti i Vilës së ish Diktatorit në Bllok. Artisti përdor  instalacionin në shfaqjet artistike publike për të demonstruar rebelimin e tij. Ai gjen humorin dhe surprizën për të zvogëluar rëndësinë e stereotipeve me të cilat ne jemi mësuar. Kjo është një rrugë e zgjuar për t’u shprehur për çështjet ndërkombëtare. Ai vetë i përkufizon shprehjet e tij artistike në veprime sociale. Xhafa është i njohur për hetimet artistike në realitetet sociale, ekonomike apo politike, duke i parë ato në kontekstin e shoqërisë moderne. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të treguar përmes artit “Shqipërinë moderne”.

“Realiteti është më i fortë se arti. Si artist unë nuk dua të pasqyroj realitetin, por ta vë në pikëpyetje atë”- është shprehur vetëm një vit më parë në media.

Sislej Xhafa është artisti, i cili me punën e tij artistike ka zgjuar debate të shumta, duke nisur me artin dhe rolin e tij në shoqëri dhe mënyrën sesi duhet jetuar dhe kuptuar, sepse arti duhet të vendosë me publikun marrëdhënie surprize, magjie dhe reflektimi.

10 tetor 2014, Piramida; ora 18:00 – 21:00
10 tetor, Kopshti i Vilës së ish- Diktatorit në Bllok; ora 20:00 – 21:00
{:}