Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kalendari DRKK sezoni veror

Ministria e kultures harton për herë të parë kalendarin e aktiviteteve të sezonit të turistik për periudhën qershor-tetor 2014.  Në bazë të strategjive të hartuara nga drejtoria e përgjithshme e planifikimit strategjik për artin dhe kulturën në një bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë e përgjithshme të planifikimit strategjik për trashëgiminë dhe diversitetin kulturor, si dhe në një punë të vazhdueshme me DRKK në rrethe kalendari i sezonit turistik synon në rritjen e potencialit krijues, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike.

Kalendari artistik sjell koncerte, festivale, promovime, ekspozita, art kontemporan, në qytete, site arkeologjike dhe zona turistike me qëllimin që informacioni i dhënë t’i shërbejë publikut, medias dhe pushuesve të sezonit.

Ky kalendar i hartuar nga Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi do të shërbejë si hap i parë në rritjen e potencialit krijues artistik, duke synuar qëndrueshmëri, vazhdimësi dhe rritje të audiencës së publikut në vitet në vazhdim.

Foto: Flickr nën liçencën Creative Commons{:}