Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fotoalbum nga një javë që ngjante me një film: producentët më të mëdhenj të industrisë globale të filmit — nga Warner Bros, Amazon Studios, HBO, Disney, Paramount dhe NBCUniversal — vizituan Shqipërinë në kuadër të #FamTourAlbania, për të zbuluar nga afër një vend ku natyra, historia dhe kultura krijojnë skenën ideale për industrinë e filmit!

Nga Kalaja e Gjirokastrës, te mrekullitë e Parkut Kombëtar të Butrintit, nga Porto Palermo që të pret mes detit dhe legjendës, te pasuria e Muzeut Onufri dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Berat,  deri te ritmi dhe energjia e Tiranës moderne — çdo ndalesë ishte një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm filmik që ofron Shqipëria.

Ky ishte më shumë sesa një tur: ishte një prezantim i gjallë për një vend ku Peizazhi është skenografi natyral, arkitektura është histori që flet, dhe shpirti vendas është mikpritje dhe pasion për krijimtarinë.

Kamera e tyre e pa me sy, ne e kemi ndjerë gjithmonë: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore!