Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Il mondo della Luna” titullohet koncerti që u zhvillua mbrëmjen e së dielës në sallën e “arTurbinës”, pjesë e festivalit “Fabrika e peizazheve muzikore”, nën interpretimin e orkestrës “Gjenerata e re”, drejtuar nga dirigjenti Giovanni Pompeo, me soliste violinisten Abigeila Voshtina. Në kuadër të Muajit të Muzikës, Voshtina solli për publikun një program të veçantë, me pjesë nga kompozitori Henry Purcell dhe Wolfgang Amadeus Mozart. I pari ka shkruar 100 vjet përpara Mozart, por do të kishte për mësues një italian, ndërsa Mozart do të kryente tri udhëtime të suksesshme në Itali. Veprat e përzgjedhura ishin Uvertura Abdelazar, që, sipas violinistes, ishte kompozimi i parë mbi një ide “Hakmarrja e Mur”, e kompozuar në vitin 1676.; simfonia 29 në la maxhor K 201, shkruar në vitin 1774 nga Wolfgang Amadeus Mozart dhe Koncerti Nr. 1 për violinë, në si bemol maxhor K 207, shkruar në prill 1775.{:}