Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Është një cikël takimesh drejtuar të rinjve, që vënë në fokus pikëtakimet mes letërsisë dhe figurës së punonjesit të policisë. Veprimtaritë kanë karakter kulturor, informues dhe edukues, të cilat, përtej evidentimit të tipikave të zhanrit letrar synojnë të nxisin kreativitetin, bashkëpunimin dhe impaktin në balancimin e imazhit të punonjësit të pocicisë, imazh i cili paraqitet i deformuar dhe jorealist nga emisionet show dhe kronika e zezë e lajmit. Veprimtaritë paraqesin në mënyrë krahasimtare vendin dhe rolin e figurës së punonjësit e policisë në kulturen eurpoiane, perceptimin e saj në shoqerinë shqiptare, kujtesën e trashëguar nfa sistemi totalitar dhe imazhi në shoqërinë e lirë. Veprimtaritë kanë si pjesë përbërëse dialogë unteraktivë, punë krijuese të nxënësve, përkthime të modeluara nga lektorë të teksteve letrare me autorë të tillë si Stig Dagerman (Suedi) Jaques Prevert (Francë), ekspozita arti grafik, auditoriume me tekste të autorëve të njohur shqiptarë, si Fatos Kongoli, Visar Zhiti etj, biseda me gazetarë, shkrimtarë dhe sociologë. Kontributorë të veprimtarive janë Prof. Edmond Tupja (pedagog dhe përkthyes) Ben Andoni (zv/kryeredaktor i revistës “JAVA dhe drejtues i suplementit letrar “MILOSAO”), Erion Kristo (Pedagog i shkencave të komunikimit, antropologjisë sociale dhe aktivist i  të drejtave qytetare), Besnik Bakiu (Specialist i Policisë së Shtetit) Adriatike Lami (Specialiste e letersisë për fëmijë dhe të rinj), Olsen Grpishi (kurator i performancave dhe artit grafik), Redi Varaku (drejtues i punës me fletët e modeluara përkthimore), Arian Leka (shkrimtar, ideator dhe moderator i veprimtarise).

Veprimtaritë në fazën e tyre të hapjes zhvillohen në shkolla të ciklit 9- vjeçar dhe gjimnazet e kryeqytetit si “Wilson” dhe “Viktor Hygo”, për t’u shtrirë më pas më gjerë në shkolla të tjera. Këto veprimtari janë pjesë e projektit “Mbështetja suedeze e Policimit në komunitet” (SACP) Ambasada Suedeze dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e cila bëhet pjesë e këtyre takimeve me “Novelat grafike” si dhe projektin “Edukim përmes Artit”.

 

Veprimtaria e parë zhvillohet më 19 nëntor 2014, ora 11.00

pranë Instituti Arsimor “Wilson”.{:}