Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Sot Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë, u inaugurua e restauruar dhe e rikthyer në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Europian nëpërmjet programit #EU4Culture zbatuar nga UNOPS.

Nga një monument i së kaluarës, Bashtova kthehet sot në një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Ky investim është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke dëshmuar se integrimi europian sjell rezultate konkrete për qytetarët.

Me qendrën e vizitorëve dhe funksione të reja kulturore e turistike, Kalaja e Bashtovës është tashmë gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës së kalave shqiptare dhe të Ballkanit.

Foto Galeri, kliko këtu!